“Ju Virgjëreshët e keni sistemin nervor shumë delikat”/ ‘Sherr’ në emision! Rudina Magjistari i ankohet: S’kam fare durim për horoskopin, Meri Shehu: Nuk po të flas si shoqe…

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan është folur për një temë mjaft interesante, atë të atrologjisë. Një ndër të ftuarat në studio, ka qenë edhe astrologia Meri. Në një moment, moderatorja Rudina Magjistari i ka thënë Merit se nuk ka fare durim të lexojë horoskopin ditor dhe nuk i duket shumë i besueshëm. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Merit e cila fillon jep shpjegime për shenjën që Rudina ka dhe shprehet se shenja e Virgjëreshës është një shenjë që ka një sistem nervor shumë delikat dhe nervozohet shpejt.

Advertisements

Rudina Magjistari: Atë horoskopin e përditshëm nuk kam durim fare Meri, nuk e di sesi e dëgjojnë përditë. Një herë në muaj është interesant ose ai vjetori, një herë në vit po.

Meri Shehu: Ju Virgjëreshët e keni sistemin nervor shumë delikat dhe nervozoheni. Merreni me shumë detaje, duke detajuar jetën në çdo moment normal që jeni të ngarkuar psikologjikisht.

Advertisements

Rudina Magjistari: Ka plot njerëz që mendojnë si unë.

Meri Shehu: Unë po flas astrologjikisht, nuk po flas si shoqe. Nuk e ke dëgjuar horoskopin përditë që ti të marrësh atë kulturën e të dëgjuarit përditë sepse përditë ndryshojnë renditjet e planetëve dhe çdo ditë ka ato nuancat dhe ngjyrimet e veta. Nëse do ta dëgjoje përditë, të paktën një ditë që do ngriheshe në mëngjes që nuk do ndiheshe mirë do thoje çfarë po ndodh.

Në studio ka qenë i ftuar edhe Bledi Strakosha i cili i pyetur nga Rudina Magjistari, ai është shprehur se nuk i beson horoskopit dhe se gjatë punës në televizion ka abuzuar shpesh herë me horoskopit. Ai tregon se për shkak të nxitimit ka lexuar edhe horoskopin e një dite më parë.

Rudina Magjistari: Bledi ti beson tek astrologjia dhe e gjen veten tek karakteristikat e Shigjetarit?

Bledi Strakosha: Tek karakteristikat bazë po. Nuk i kam besuar asnjëherë, ndoshta dhe ne në formatet televizive kemi abuzuar pak, në kuptimin që shpesh herë për shkak të nxitimit i merrnim të gatshme nga një ditë më parë dhe i kemi lexuar, është e pandershme. Por ty Meri të dëgjoj me shumë vëmendje dhe më kanë dalë nja dy herë këto parashikimet që bën tek Rudina, i shoh në Youtube. Dua të bëj ca plane mujore, kur është mirë të investosh ca para, kur është mirë të kërkosh një projekt televiziv.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPapa Françesku ‘tròndít’ me deklaratat e tij: Disa njerëz donin të më shihnin të vdékùr
Artikulli tjetërKush ishte sozia i Enver Hoxhës? Zbulohet detaji i rëndësishëm nga jeta e diktatorit, e morën nga puna dhe…