Ja si tërmeti shkundi ishullin e Kretës në Greqi (Video)

Greqia është goditur mëngjesin e të hënës nga një sërë tërmetesh, ku më i fuqishmi ishte ai i 6 ballëve.

Advertisements

Dëshmitarë nga Heraklion thanë se tërmeti ishte jashtëzakonisht i fortë dhe zgjati një kohë të gjatë. Ndërkohë, mediat kanë publikuar foto e video nga pasojat e tërmetit. Në video, shihet se si produktet e supermarketit kanë rënë në dysheme, ndërsa në një tjetër, ka fiksuar momentin e lëkundjeve, ku një makinë i bindet lëvizjes së tokës.

Përveç dëmeve materiale, të paktën një person humbi jetën në ishullin grek të Kretës, si pasojë e tërmeteve.

Advertisements

Ekipet e shpëtimit mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të shpëtonin viktimën. Ata nxorën një person tjetër nga rrënojat dhe ai u dërgua me urgjencë në spital.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Shoqet e mia janë te klasa dhe unë po rri këtu jashtë”, historia e trishtë e 8-vjeçares nga Elbasani, që nuk shkon dot në shkollë
Artikulli tjetërPas krisjes së madhe mes tyre, Berisha “i rrëmben” Lulzim Bashës 6 deputetë