Mediat italiane kanë publikuar sot fotot e biznesmenit italian, Davide Pecorelli, një ditë pasi u gjet i gjallë, rreth 8 muaj pasi u raportua i zhdukur kur makina e tij u gjet e shkrumbuar në Pukë.
Advertisements
Sipas mediave italiane, biznesmeni duket se e kishte inskenuar zhdukjen e tij.
Në foto sipas mediave është biznesmeni Pecorelli i maskuar me kapuç, syze dhe maskë anti-covid, të gjitha në ngjyrë të zezë, në mënyrë që të mos njihej.
Advertisements
Ky imazh është marrë nga filmimet e kamerave të sigurisë së një ambienti ku ai është parë që qëndronte në një ishull të Italisë.
Pecorelli po fshihej në ishullin e Montecristos, ndërsa e ka zbuluar një incident me varkë, pasi motori i mjetit ishte djegur dhe një person i kishte ardhur në ndihmë biznesmenit.
Pecorelli u identifikua përmes shenjave të gishtërinjve, pasi bazuar në dokumentet e reja që kishte, rezultonte shtetas rumun.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!