Kampionia e Europës, Italia, mund të hyjnë në histori mbërmjen e sotme duke thyer një rekord 25 vjeçar që mbahet nga Brazili.
Advertisements
Në rast të një fitoreje apo barazimi ndaj Zvicrës, ‘’axurrët’’ do të arrijnë shifrën e 36 ndeshje si të pamposhtur duke thyer rekordin e Brazilit që e mbajti për 3 vite midis 1993 dhe 1996.
Në atë kohë, seleçaot nuk humbisnin prej 36 ndeshjesh, por një e dhënë e veçantë vjen nga vetë FIFA e cila në bazë të statistikave të saj rezulton se Brazili nuk është mposhtur për 35 ndeshje, jo për 36.
Advertisements
Arsyeja është se më vitin 1995, Brazili barazoi 2-2 me ekipin e Rumanisë B me një formacion eksperimental, dhe FIFA nuk e quajti si ndeshje kombëtaresh A, por thjesht takim miqësor.
Kështu Italia ka në dorë të vendosë rekordin e saj duke vazhduar ecurinë e rezultateve të mira nën drejtimin e Roberto Mançinit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!