Ironia e fatit, Basha i tregon doktor Berishës se cili është ilaçi që do t’i shërojë atij plagët

Ndodh edhe kështu… Lulzim Basha pasi e përjashtoi nga Partia Demokratike, dhe pasi dëgjoi reagimet pas kësaj të Sali Berishës, në një deklaratë pas përfundimit të seancës së parë plenare, i ka dhënë atij një këshillë sesi të shërojë plagët që i hapi.

Advertisements

“Unë marr përgjegjësi të plotë për çdo betejë timen. Për sukseset e kësaj beteje. Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr. Berishës, për të cilin kam shprehur konsideratë mbrëmë dhe nuk i lëviz asnjë presje.

Advertisements

Dhimbja është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha. Uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë për t’u përqendruar në qëllimin kryesor për largimin e këtij regjimi. Tezat e kundërshtarit të vetëm Edi Rama i kam dëgjuar nga goja e tij. PD nuk ka rrugë tjetër përveçse e bashkuar t’i prijë kësaj beteje për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk u mjaftua me provokimet me fletët e grisura, Rama ‘tallet’ keq me PD-në: Ditë traumatike sot, duhet të kemi…
Artikulli tjetërI fundit/ Tragjedia në Tetovë me 14 jetë të humbura, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe merr vendimin drastik