Misteri i zhd ukjes së biznesmenit italian Davide Pecorelli tashmë mori fund.
Advertisements
Kjo histori që duket si një “film”, u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”. Në një lidhje telefonike ishte gazetari dhe miku i Pecorellit, Fabrizio Paladino, i cili tha se “familjarët janë shumë të lumtur që ai është gjallë”.
Paladino tha se fillimisht kanë menduar se e kanë vr arë grupet kr iminale shqiptare.
Advertisements
“Është kaq e dukshme që është ndihmuar nga një mik shqiptar. Dyshimet janë që po tentonte t’i shpëtonte ndonjë organizatë kriminale shqiptare”, tha gazetari.
Ndërsa duke folur në lidhje me pistën e një siguracioni për jetën, Paladino tha “se duhet që të kalojnë 10 vite që të merrte sigurimin e jetës”. Pra i duhej që të rrinte i fshehur 10 vite.
I pyetur se pse është i bindur se këtë inskenim nuk e ka bërë për siguracionin por për të shpëtuar nga banda kriminale shqiptare, miku i Pecorellit tha:
“Ka shumë pista dhe shumë pyetje. Me çfarë dokumentesh është larguar nga Shqipëria, sa kohë ka qëndruar në atje. Si e ka kaluar kufirin, kush e ka ndihmuar”, tha gazetari italian.
Ky i fundit shtoi se nëse nuk do t’i kishte ndodhur incidenti me gomone ku kërkoi ndihmë për shtëpi, Pecorelli edhe mund të qëndronte i fshehur.
“Është e mundur, edhe pse media ku punoj shkruante se Davide ka marrë para në bankë në Romë. E familjarët kanë njoftuar menjëherë policinë. Policia italiane kishte dyshime se ishte gjallë. Dihej se Pecorelli ishte në Itali”, tha Paladino.
Ai tha se ende nuk ka folur me mikun e tij, edhe pse ka kërkuar nga babai i Pecorellit që të merrte një kontakt që të lidhej me të. Gazetari shtoi se tani janë në pritje të asaj që do të deklarojë biznesmeni, pasi tani po flet me Prokurorinë dhe po jep versionin e tij.
Ndërsa i pyetur nëse si mik është zhgënjyer nga Pecorelli, Paladino tha se “nuk është i surprizuar.
“E njoh mirë. Është një person me ide të mëdha, ishte pozitiv. Davide i viteve të fundit ishte shumë i ndryshuar. Ka dashur që në të gjitha mënyrat të zgjidhte problemet ekonomike dhe familjarëve të tij u kishte thënë se nuk ka të bëjë me dr ogën”, përfundoi gazetari italian.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!