“Ia kishte sjellë gjellën të ftohtë”/ Anila Hoxha tregon rastin: Gruaja ishte nxirë , burri e kishte qëlluar me çfarë i kishte dalë para

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në Open për të diskutuar mbi vr asjen e paralajmëruar të së ndjerës Sabrina Bengaj , tha se faji përveçse i vr asësit është edhe i institucioneve.

Advertisements

“Duhet të funksiononte gjithë mekanizmi, është kordinatori i pushtetit lokal, i cili duhet të raportojë, e dyta del një person nga burgu i Zaharisë, që mbahen personat me çrregullime mendore, tani kur pas dikujt pushohen akuzat duhet të njoftohet policia, nuk është bërë, për më tepër që ai kishte thënë që do dal dhe do të vrasës, mekanizmi s’ka funksionuar .”, tha ai.

Gazetarja tregoi dhe një rast konkret të cilin ajo e kishte parë gjatë ditës së sotme, e një gruaje të dhunuar barbarisht nga burri i saj, vetëm sepse i kishte sjellë gjellën e ftohtë.

Advertisements

“Sot bashkë me operatorin Artan Hasku teksa punonim për kronikën, pame se si një grua ishte rrahur e nxirë e tëra nga dhu na e bashkëshortit, e kishte rrahur me çfarë i kishte dalë përpara vetëm sepse i kishte sjellë gjellën e ftohtë.Ajo dhu nohej prej 8 vitesh. Familja nuk e kishte mirëpritur i kishin thënë hesht dhe kësaj radhe.”, tregoi Anila Hoxha.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërmbysje e çmendur, Milani e kthen për 2 minuta me Liverpulin
Artikulli tjetërE rëndë/ 21-vjeçarja u gjet e pajetë në shtëpi, prindërit akuzojnë shqiptarin për pr*stitucion (EMRI)