I hiqet emri “Bulevardi blu”, bulevardi i Kamzës merr emrin e Nënë Terezës

Bulevardi qendror i Kamzës nuk do të quhet më “Bulevardi blu”, por “Bulevardi Nënë Tereza”. Është ky një vendim i këshillit bashkiak të qytetit, i bëri publik nga Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Advertisements

Përmes një postimi në Facebook, ministrja ndan edhe fotot nga inaugurimi i shtatores së Shenjtores.

“Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës është kujtesë e fortë për mbarë botën se ç’mësim njerëzor i dha kombeve shqiptarja humaniste. Në Kamëz, bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Rakip Suli dhe Kryetarin e Këshillit të Qarkut, Aldrin Dalipi, inaguruam shtatoren e shenjtores sonë në bulevardin e qytetit.

Advertisements

Me vendim të Këshillit Bashkiak bulevardi kryesor i qytetit do të mbajë emrin Bulevardi “Nënë Tereza”, në nder të emrit dhe misionit të Saj të papërsëritshëm”, shkruan Spiropali./Opinion.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPiloti italian bën histori duke fluturuar me aeroplan përmes dy tuneleve (Video)
Artikulli tjetërGruaja Shqiptare kërkon nënën që e lindi/ Ardit Gjebrea të keput shpirtin me fjalët