Një lëkundje sizmike me magnitudë 4.4 ndodhi në Greqi, në 00:27 sipas orës lokale greke, siç u njoftua nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.
Advertisements
Tërmeti u regjistrua në një distancë prej 404 km në juglindje të Athinës dhe epiqendra ishte në det 21 km në veriperëndim të qytetit të Katavia (Rodos).
Lëkundjet raportohet se u ndjenë të forta nga banorët, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale, apo të lënduar.
Advertisements
Prej disa ditësh Greqia, po regjistron lëkundje të shpeshta sizmike.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!