I fundit! Gjykata e Posaçme DËNON ME 2 VITE BURG ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, pritet arrestimi i tij

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur fajtor ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, për “fshehje të të ardhurave”.

Advertisements

GJKKO ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e SPAK për dënimin me dy vite burg të ish kryeprokurorit Llalla.

Adriatik Llalla kishte ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Advertisements

Ai nuk përfitoi zbritje dënimi nga gjykimi i shkurtuar dhe pritet të vuajë dënimin me dy vite heqje lirije. Gjithashhtu, ai është përjashtuar për 5 vite nga mbajtja e funksioneve publike.

Llalla aktualisht ndodhet për kurim në një spital jashtë vendit.

Llalla është kryeprokurori i parë shqiptar dhe ndër zyrtarët e parë të lartë që dënohet me burg nga Insitucionet e reja të Drejtësisë.

Kujtojmë se Llalla dhe familja e tij shpallur “non grata” në SHBA. Nga ish ambasadori amerikan Donald Lu, ai është cilësuar si “peshk I madh”.

që dënohet me Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla:

– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kam presion, duan të më heqin qafen! Një makinë e zezë vjen natën…” Vëllai i Fëllënxa Rrasës zbulon bisedat e fundit me kunatin dhe motrën
Artikulli tjetër“Një dashuri”/ Doli çift me Atdheun, Sara fiksohet me konkurrentin e ri në Përputhen! Nuk do iu shkojë mendja kurrë se me kë (FOTO)