Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Kavajë, për shkak se ka rënë nga lartësia e një pallati ku ishte duke punuar.
Advertisements
Mësohet se punëtori ka qenë duke punuar në lartësi të konsiderueshme në momentin kur ka rënë, dhe për shkak të pla gëve të marra ka gjetur vd ekjen e menjëhershme.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes me pasoja të rënda, dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave që kanë shkelur rregullat e sigurisë në punë.
Advertisements
Aksidentet në punë janë kthyer në një fenomen tejet shqetësues në vendin tonë, ndërkohë që në kantieret e ndërtimit mungojnë kontrollet.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.09.2021, rreth orës 08:30, në Kavajë, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori shtetasi P. Gj., 55 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!