Një fuoristradë që qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është aksidentuar dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur.
Advertisements
Ngjarja ndodhi në fshatin Labinot Fushë rreth orës 07:45. Gazetari Fatmir Popoja raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në një kanal. Aksidenti është favorizuar dhe nga reshjet e shiut.
Mësohet se drejtuesi i automjetit ka marrë plagë të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën .Ndërkaq policia ka dokumentuar ngjarjen për të zbardhur shkaqet që sollën këtë aksident.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!