Ish-futbollisti Sadi Gadafi, njëkohësisht dhe djali i ish-diktatorit famëkeq të Libisë Muamar Gadafi është liruar nga burgu pas akuzave për vrasjen e një menaxheri futbollit në vitin 2005.
Advertisements
Sadi u arrestua në vitin 2014 pas akuzave për vrasjen e trajnerin Bashir Al Rajan në vitin 2005 dhe krimeve të kryera ndaj protestuesve në vitin 2011. 48-vjeçari qëndroi për shtat vite në burg, por akuzat ndaj tij janë hedhur poshtë dhe djali i diktatorit famëkeq është liruar nga burgu. Sadi Gadafi nisi karrierën futbollistike në vitin 2000 me Al Ahlin në Tripoli ndërsa në vitin 2003 u transferua te Peruxhia në Itali.
Advertisements
Njëkohësisht, familja Gadafi bleu 5.3% të kapitalit të Juves duke u bërë aksioner në klubin bardhezi. Pas Peruxhias, karriera e Sadi Gadafit vazhdoi me Udinezen në vitin 2005 e një vit më vonë me Sampdorian, por karriera e tij u mbyll pas akuzave për doping.
Pas largimit nga Italia dhe fushat e futbollit, djali i tretë i Gadafit, gjatë luftës civile në Libi, iku në Niger në shtator 2011. Ai u kap dhe u burgos në Tripoli në vitin 2014. Sadi, tani 47 vjeç, ishte i njohur për stilin e jetës së tij ‘’playboy’’ gjatë diktaturës së babait të tij. Në gusht 2015, u publikua një video në të cilën Sadi po torturohej nga milicitë islamike.
Më 19 dhjetor 2017, familja raportoi se kishin humbur çdo kontakt me të, duke u mbajtur në izolim pa e parë as avokatin e tij. Në prill 2018, gjykata e apelit e shpalli të pafajshëm për vrasjen e trajnerit Rajani duke e lënë dhe të lirë pas 3 vitesh./PANORAMASPORT.AL
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!