Helikopterë, lëndë shpërthyese dhe armë të ndryshme/ Ja lista e armatimeve miliarda dollarëshe që lanë pas amerikanët në Afganistan

Largimi i prezencës ushtarake të SHBA-së nga Afganistani ka sjellë përfitime të shumta për talebanët. Përveç shpalljes së fitores, atyre do u shtohen dhe një arsenal i madh armësh të cilat i ka lënë ushtria amerikane.

Advertisements

Por zyrtarët e SHBA-së janë shprehur se do të bëjnë përpjekje që armatimet prej miliarda dollarësh të mos bien në duar të gabuara.

Gjenerali i trupave të marinave, Kenneth McKenzie ka deklaruar në një intervistë për mediat amerikane se një pjesë e armatimeve janë çaktivizuar nga sistemi amerikan ndërsa një pjesë tjetër janë asgjesuar përmes shpërthimeve.

Advertisements

Ai tha se SHBA do të vijojë me operacionet e saj për të çmontuar armatimet e shumta që kanë lënë pas në Afganistan.

ARMATIMET E SHBA-së NË DEPOT E TALEBANËVE

Mjete të blinduara ushtarake, avionë dhe helikopterë, granada e bomba të ndryshme, dronë si dhe armatime të tjera tashmë janë në duart e talebanëve.

Sipas mediave amerikane, flotës ushtarake të talebanëve u janë shtuar 3.012 mjete të blinduara të tipit Humvee si dhe 141 avionë dhe helikopterë luftarakë ku mes tyre dhe ato të tipit “Blackhawk”.

Përsa i përket lëndëve shpërthyese, amerikanët kanë lënë pas 20.040 granada dore, mina të telekomanduara, kallëpe tritoli apo dhe molotovë. Gjithashtu ata kanë lënë në Afganistan dhe 1.394 armë të cilat shërbejnë për të hedhur granatat.

Ndërkohë nga armatimet luftarake, pistoleta, armë gjysmë automatike dhe automatikë, talebanët kanë marrë si “dhuratë” 7.035 njësi.

Mediat amerikane shkruajnë se këto armatime nuk janë të gjitha zyrtare pasi ushtria nuk ka një procesverbal të plotë të armëve që kanë lënë pas.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakStudentët protestë kundër vaksinimit të detyruar: Për të rinjtë nuk dihet pasoja që mund të ketë
Artikulli tjetërGazetari zbulon emrat surprizë të qeverisë së re: Nga vajzat e Bashkim Finos dhe Rexhep Meidanit, te ministria e re për Zef Mazin