Kutitë u mbyllën, tani në Gjermani pritet rezultati i zgjedhjeve për të mësuar pasuesin e Angela Merkelit në kancelari. “ZDF” nga rezultatet paraprake i jep një avantazh me dy pikë (SPD). Sipas parashikimit të kanalit, SPD siguron 26% të votave, kundrejt 24% të Unionit të Krishterë. Në vendin e tretë janë të Gjelbrit me 15%, të ndjekur nga Liberalët (FDP) me 11%, si dhe Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe e Majta me 5%.
Advertisements
Deklaratat e para
Kandidati socialdemokrat Olaf Scholz u shpreh se gjermanët i besuan atij për të drejtuar vendin.
Advertisements
“Populli i Gjermanisë ka vendosur, SPD ka forcuar përqindjet dhe ky është një sukses i madh. Ne do të kemi një natë të gjatë sonte, por unë e di se shumë gjermanë votuan për SPD dhe duan që kancelari i ardhshëm të jetë Olaf Scholz” tha lideri socialdemokrat.
Ekziston një ndjenjë euforie te Social Demokratët, me sekretarin e përgjithshëm të partisë, Lars Klingbale, që u shpreh se Scholz ka fituar të drejtën për të formuar qeverinë.
Kreu i “CDU”-së, Armin Lassett tha se edhe pse “ne nuk jemi të kënaqur me rezultatet e deritanishme“, nata pritet të jetë e gjatë. Ai madje parashikoi që mund të ketë një qeveri me tre parti.
Sistemi politik gjerman dhe kandidatët
Politika gjermane dominohet nga dy parti; (CDU) e qendrës së djathtë dhe Partia Social Demokratike, ose “SPD”, me prirje të majtë, të cilat kanë qeverisur së bashku në një koalicion për tetë vitet e fundit. Por partitë e tjera janë rritur në popullaritet gjatë dekadës së fundit pasi “CDU” dhe “SPD” kanë humbur terren.
Këtu janë kandidatët kryesorë:
Pasardhësi i Merkel në krye të “CDU”-së është Armin Laschet, 60 vjeç, një aleat i vjetër i kancelares dhe nënkryetar i partisë që nga viti 2012. Një katolik i devotshëm. Laschet u zgjodh në Bundestagun gjerman në 1994. Merkel ka shprehur mbështetjen e saj për Laschet.
Kundërshtari i tij kryesor është Olaf Scholz i “SPD”, i cili ka marrë një epërsi të papritur në sondazhe javët e fundit. Ashtu si Laschet, Scholz ka një histori të gjatë si lojtar politik në Gjermani.
Ai ka qenë ministër i Financave dhe zëvendës-kancelar i Merkelit që nga viti 2018. Ai më parë ka shërbyer si Ministër për Punën dhe Çështjet Sociale midis 2007 dhe 2009.
“SPD”, partia më e vjetër politike në Gjermani, e krijuar në 1863 ka më shumë në fokus çështjet sociale dhe kërkon më shumë taksa për individët më të pasur në Gjermani.
Skenarët për qeverinë e re
Pritet që për herë të parë që nga viti 1957 në Gjermani të jetë i nevojshëm një koalicion qeverisës i përbërë nga tri parti. Asnjëra nga partitë me gjasë nuk mund të arrijë shumicën e nevojshme për të qeverisur vetëm ose në koalicion dysh.
Skenarët janë nga më të ndryshmet, si më realiste duken modelet: CDU/CSU – Të Gjelbërit – FDP, ose opcioni SPD – Të Gjelbërit – FDP.
Në një koalicion të tillë do të ishte mjaft e vështirë ujdia për përmbajtjen e marrëveshjes së koalicionit për shkak të koncepteve politike me dallime të mëdha mes këtyre partive.
Një koalicion SPD – Të Gjelbër – Të Majtë duket më pak i mundshëm. Ndërsa një aleancë me partinë populiste të djathtë AfD e përjashtojnë të gjitha partitë.
db/ Abcnews.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!