Gjendet pa shenja jete një 64-vjeçar, Policia e cilëson si vdekje të dyshimtë

Një person i moshës 64-vjeçare është gjetur i vdekur mbrëmjen e së dielës, në afërsi të Parkut të Qytetit, konkretisht në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.

Advertisements

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 64 vjeç”, ka thënë Ahmeti.

Advertisements

Ajo ka shtuar se lidhur me rastin, Policia ka iniciuar një hetim dhe aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTronditet vendi, dy persona vrasin me armë zjarri një 50-vjeçar në lokal
Artikulli tjetërE dashuruar me Shqipërinë, Kim zgjedh këtë qytet për të kaluar fundjavën (FOTO)