Gjendet i vdekur 34-vjeçari, Policia konstaton se ai …

Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në lagjen “Mati 1” në Prishtinë dhe po trajtohet si rast i dyshimtë.

Advertisements

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 04:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në lagjen Mati 1, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 34 vjeç”, ka deklaruar Ahmeti.

Advertisements

Ahmeti thotë se derisa të zbardhen të gjitha rrethanat e vdekjes, rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim, aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPasi u përjashtua nga Basha, një nga themeluesit e PD-së del me kërkesën urgjente dhe tregon çfarë mund të ndodhë
Artikulli tjetërI fundit! Duke nisur nga 14 shtatori Mali i Zi aplikon masa të reja nga udhëtarët që nisen nga Shqipëria