Gazetari i njohur shkodran Taulant Koplikaj ka shpërthyer ndaj televizioneve, të cilat nuk i kanë pasqyruar një aktivitet të tijin, për të cilin kishte shpenzuar shumë kohë e lekë.
Advertisements
Ai thotë se këtyre televizioneve u është përgjigjur sa herë e kanë kontaktuar, duke qenë në gatishmëri absolute, madje duke i furnizuar edhe me materiale ekskluzive nga Siria apo me mesazhe ekskluzive të ambasadorit.
Por sipas tij, njëherë që “ra” në dorën e këtyre televizioneve, ato e bojkotuan masivisht.
Advertisements
Postimi i plotë:
Ne disa raste ftesash nga TV e kryeqytetit, kryesisht ne lidhje skype, por edhe ne studio kur shkoja ne Tirane, kam dhene nje gatishmeri absolute. Ne ore te papershtatshme, ne udhetim duke u ndalur per t’i dale sa me mire puna atyre, ne momente kur vete po punoja. Shkurt, gjithmone. Vajzat e djemte e ketyre redaksive, shume nga te cilet jane miq ketu ne fb, jane deshmitare te kesaj gatishmerie jo vetem sa here riaktivizohej çeshtja e Sirise, por edhe per tema te tjera qe me perkisnin.
Jo vetem kaq. I kam furnizuar me material ekskluziv te fresket nga Siria. GRATIS.
I kam pritur ne Milano duke i ndihmuar per te realizuar pune te shkelqyera. GRATIS.
Ekskluzive mesazhet e nje ambasadori. GRATIS.
E tjere, e tjere. Prape gratis 😊
Sa here telefoni im binte nga redaksite e Tiranes, nuk kam refuzuar qofte edhe nje te vetem. E vendos veten ne vendin e tyre.
Pardje, per here te pare “rashe” ne doren e ketyre televizioneve. Per te pasqyruar nje aktivitet timin. Nje iniciative personale qe me ka kushtuar shume kohe, mund e shpenzime. Pata kenaqesine ta ndaj punen time me nje grup te konsiderueshem miqsh e kolegesh. Salla e kinema Millennium ne Shkoder me beri te ndjehem me mire se kurre. Prita thjeshte nje raportim nga ata qe paguhen per ate pune ne terren.
Bojkot masiv.
Jo se kam ndonje gje me ta. Aq dijne.
Thjeshte nje vezhgim reciprociteti i munguar.
Nejse. Sezon te mbare.
Faleminderes atyre (shume pak) qe e pasqyruan kete aktivitet.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!