“Fëmija 4 vjeç u dërgua me helikopter në Tiranë”/ Dalin detaje të reja nga aksidenti në Burrel: Hera e tretë që përsëritet aksidenti në të njëjtin vend (pamje)

Gazetari Enver Doçi ka sjellë detaje të reja nga aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Burrel-Milot, ku 5 anëtarë të një familje u dë mtuan pasi një makinë përfundoi poshtë urës.

Advertisements

Gazetari thotë se është hera e tretë për këtë vit që një makinë bie në të njëjtën urë dhe se nuk janë marrë masa për vendosje sinjalistike apo barrierave mbrojtëse.

Advertisements

Mësohet se një fëmijë 4 vjeç i kësaj familje është dërguar me helikopter në Tiranë, ndërsa 3 anëtarë të tjerë janë dërguar me ambulancë.

Një tjetër pjesëtar i familjes po trajtohet në Burrel, ndërsa shoferi është shoqeruar në komisarit për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Një familje nga Dibra është nisur drejt Tiranës dhe në rrugën Milot-Burrel kanë përfunduar poshtë një ure. Ka qenë lagështirë rruga dhe ka pasur mjergull, por mbi të gjitha mka mungesë të sinjalistikës. Mungojnë anësoret, rruga është e armotizuar.

Nuk ka asnjë lloj sinjalistike. Nuk është hera e parë që bien makina në këtë urë. Është hera e tretë për këtë vit që përfundon një makinë poshtë urës. Nuk është marrë asnjë masë. Katër persona të kësaj të familje po trajtohen në Tiranë.

Një fëmijë 4 vjeç është nisur me helikopter në orët e para të mëngjesit pasi mori mjekimin në orët e para të mëngjesit. Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në komisariatin e Burrelit. Nuk po merren masa në këtë rrugë për vendosje sinjalistike dhe mbrojtëse anësore”, raportoi gazetari Enver Doçi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDyshohej se Policia Bashkiake i derdhi karrocën, sot e moshuara virale i shet produktet në Tregun e Lëvizshëm të Tiranës (Fotot)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Sherri masiv me grushte e karrige, presidenti paralajmëron dorëheqjen