“Femër e ulët, e pafytyrë”/ Plas keq sherri mes dy konkurrenteve të ‘Përputhen’: Largohu nga emisioni ose…(REPLIKAT)

Dy konkurrentet e ‘Përputhen’, Alvisa dhe Ada u përplasën keq me njëra-tjetrën në puntatën e djeshme.

Advertisements

Teksa në studio po diskutohej rreth ofendimeve që janë bërë përgjatë ditëve të fundit, Alvisa tha se Ada duhet të largohet nga emisioni nëse nuk kërkon falje.

Sipas saj, ajo ka ofenduar më shumë se të tjerët dhe për të është e patolerueshme.

Advertisements

Alvisa: Sjellja e Edit është e patolerueshme (referuar ofendimeve të tij për Adën) dhe mua nuk më pëlqen fare se jam dhe vetë femër, por dua të them që këtu ofendime ka bërë Mikela, që nuk ka justifikim, gjithashtu dhe Ada. Mua më ka ofenduar pafundësisht. Jam shumë po shumë e prekur. Unë në program nuk kam ardhur të bëj viktimën. Kam ardhur për ta shijuar dhe pse jo, për të gjetur dashurinë. E para, unë i flas, nuk ka respekt të më shikojë në sy. Mungesë edukate. E dyta, kur unë flas ajo më përqesh dhe thotë fjalët e mia, i përsërit. E treta, më injoron.

E katërta, më thotë “qepe gojën, pusho”. Ku jemi këtu? Jemi në emision, nuk jemi në rrugë. Më e fundit dhe më me rëndësi, unë kam probleme me sytë dhe është hera e 100 që më thotë “A shikon nga sytë?” dhe “Vi syze”. Përpos meje, ke ofenduar Ritvanën për pamjen që ashtu ia ka fal Zoti, jo hundët, jo buzët, jo të gjitha. Ke ofenduar Mikelën, i ke thënë nuk ke mundësi financiare. Atij i ke thënë kokëbosh, i ke thënë je si femër. Personi që ka ofenduar më shumë persona këtu je ti. Unë nuk të kam ofenduar asnjëherë se kam dinjitetin tim. Ti ke ofenduar dhe ti je personi i parë që ose duhet të largohesh nga këtu, ose të kërkosh falje, në rregull?

Ada: (qesh)

Alvisa: Shiko sa e pafytyrë është, shih si qesh një herë…unë jam e prekur ajo qesh…

Arjan Konomi: Jeni shumë persona që duhet t’i kërkoni falje njëri-tjetrit, por për të mos i hyrë kësaj, e mbyllim këtu dhe kujdes të gjithë me ofendimet. Kujdes!

Ada: Eshtë një publik i tërë që na ndjek dhe vlerëson ai. Nuk i kam thënë ndonjëherë ndonjë ofendim. Alvisa vi ktimizohet se do pak vëmendje.

Alvisa: Ti vi ktimizohesh, jo familja, jo…

Ada: Familjen nuk ke gojë ti të ma vësh mua në gojë. E more vesh? Ty nuk të ka ofenduar njeri fare

Alvisa: Ti je shumë e ulët moj vajzë e dashur, nuk ke pikë respekti

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSi nisi sherri për një fjalë goje mes Kozakut dhe Fabio Dushkut: Kërcënim dhe rrëmbim, ”thuj të hanksha k…”
Artikulli tjetër“Mund t’më kishin vrarë, isha aq p****ome sa i psikologjisa”, Kozaku flet pasi e morën peng(Video)