Familja afgane e strehuar në Tiranë infektohet me Covid-19

Një familje afgane e strehuar në Tiranë është infektuar me koronavirus. Dy prindërit dhe 3 fëmijët e tyre kanë rezultuar pozitivë në testin për COVID-19, teksa bëhet me dije se vajza e vogël vetëm 2 vjeçe është shtruar në repartin Covid në spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Advertisements

Pranë saj qëndron i ati, i cili gjithashtu është i infektuar, ndërkohë që nëna dhe dy fëmijët e tjerë janë në shtëpi, pasi nuk kanë patur shqetësime shëndetësore.

Kujtojmë se në vendin tonë kanë ardhur deri më tani 644 qyt3etarë afganë, të cilët janë strehuar në Lezhë, Durrës dhe Tiranë. Sipas autoriteteve shëndetësore, këta shtetas janë kontrolluar në aeroportin e Rinasit nëse janë ose jo të infektuar, por pa saktësuar nëse u është bërë tampon, ndaj nuk dihet se si është infektuar familja afgane.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLista e zezë amerikane/ Pas Sali Berishës, DASh shpall non grata dhe një tjetër politikan shqiptar
Artikulli tjetërKush është këngëtarja e njohur shqiptare, e cila do të jetë pjesë e “Big Brother Vip”(FOTOT)