“Faleminderi…”/ Spanja konfirmon se nuk do ta njohin Kosovë, vjen reagimi nga Serbia

Ministri i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviç bisedoi të Mërkurën në Beograd me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Spanjës.

Advertisements

Gjatë asaj bisede, Teodoro Esteban López Calderón përsëriti qëndrimin parimor të vendit për mosnjohjen e Kosovës.

Stefanoviç shprehu mirënjohjen e Serbisë për qëndrimin parimor dhe konsistent të Spanjës në lidhje me mosnjohjen e Kosovës, dhe gjithashtu theksoi se Serbia vazhdon të mbështesë fuqishëm integritetin territorial të Mbretërisë së Spanjës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Advertisements

Duke theksuar rëndësinë e mbështetjes reciproke në mbrojtjen e sovranitetit dhe respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, admirali Calderon përsëriti qëndrimin parimor të Mbretërisë së Spanjës për mosnjohjen e Kosovës dhe falënderoi Serbinë për mbështetjen e saj për integritetin territorial të vendit.

Duke kujtuar marrëdhëniet shumë të mira dhe miqësore midis dy vendeve, Stefanoviç shprehu kënaqësinë me nivelin e arritur të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe vuri në dukje mundësitë për përmirësimin cilësor të tij.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVjen në jetë fëmija i parë afgan në Shqipëri, nëna 27-vjeçare i vendos emrin e veçantë shqiptar
Artikulli tjetërMonedha të rralla që vlejnë deri në mijëra euro, cilat janë dhe si t’i njihni