Është duke ndërtuar vilën e re në Zvicër, ‘plas sherri’ mes Xherdan Shaqirit dhe fqinjëve të tij! Ja për çfarë arsye

Telashe për Xherdan Shaqirin. Mediat zvicerane shkruajnë se futbollisti i njohur po has në kundërshtime e pakënaqësi për ndërtimin e vilës së tij 270 metra katrorë në Rheinfelden AG, bashki në kantonin Aargau në Zvicër.

Advertisements

Projekti I ri që është parashikuar po has në kundërshtimin e fqinjëve. Ata nuk janë kundër Shaqirit por kundër projektit të ri , shkruajnë zviceranja “Basler Zeitung” sepse thonë që ka shumë beton dhe pak hapësira të gjelbërta.

Advertisements

“Po, fqinjët nuk e pëlqejnë” tha Enrico Kyburz, arkitekti i projektit kontroversal, duke shtuar se planifikohet të rishikohet projekti për shkak se një marrëdhënie e mirë me fqinjët është shumë e rëndësishme për Shaqirin, tha Kyburz.

Projekti i banesës parashikon shumë tarraca, kinema, dhomë fitness, një pishinë, hapësira parkimi dhe për miqtë madje dhe stacion karikimi për makinat elektrike, e shumë të tjera, shkruan Basler Zeitung.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas 4 vitesh mungesë/ Ja kur do të nisë “Big Brother”, kush do të jetë konkurrenti i parë?
Artikulli tjetërHistoria e çuditshme e djalit të diktatorit Gadafi/ Nga debutimi si futbollist në Itali tek blerja e aksioneve të Juves e akuzat për vrasje