“Elbasani ty të do”, mbështetësit surprizojnë Taulant Ballën! Droni ndëpret ndeshjen Shqipëri-Hungari

Dronët kthehen në ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit, por fatmirësisht jo duke ndalur apo ndikuar vazhdimësinë e sfidës së kuqezinjve. Një dron ka fluturuar mbi “Elbasan Arena” gjatë sfidës mes Shqipërisë dhe Hungarisë, pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes.

Advertisements

Gjyqtari ndali për pak sekonda lojën kur mbi stadium nisi të fluturonte një dron që mbante një parullë. Shumëkujt i shkoi ndër mend ngjarja e famshme në Beograd me Ballist Morinën, por kjo nuk kishte asgjë të ngjashme.

Advertisements

Parulla në fakt ishte për deputetin socialist, Taulant Balla. “TAULANT BALLA, ELBASANI TY TE DO”, shkruhej në parullën që shpalosej nga ky dron i cili qëndroi vetëm pak çaste mbi impiant e më pas u largua, pa ndikuar në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbulohen shumat e çmendura që marrin këngëtarët shqiptarë për një koncert. Fillon nga 3000 euro dhe arrin deri në 12.000 euro
Artikulli tjetërShqipëria kthehet të festojë, Broja shkruan historinë ndaj Hungarisë