Një nënë e re në Afganistan u vra brutalisht, pak ditë pasi ajo marshoi në protestë, ku gratë afgane bënë thirrje për të drejtat e tyre në vendin e kontrolluar tashmë nga talebanët.
Advertisements
30-vjeçarja kishte dalë në rrugë për të protestuar, pavarësisht kërcënimit dhe ndëshkimit nga regjimi taleban.
Vëllai i Farwa-s, Rohullah Hossaini tha se motra e tij ishte në shtëpinë e saj kur dëgjoi dikë jashtë të bërtiste për ndihmë.
Advertisements
Pavarësisht se burri i saj e lutej që të qëndronte në shtëpi, Farëa vrapoi jashtë me foshnjën e saj gjashtë muajshe në krahë dhe djalin e saj trevjeçar duke e ndjekur nga pas.
Farwa më pas u ekzekutua në rrugë në sy të foshnjës dhe djalit të vogël.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!