Një burrë ka humbur jeten në festën e tij të ditëlindjes kur një fuçi birrë ka shpër thyer teksa ai tentonte ta instalonte.
Advertisements
43 vjeçari Gilson do Nascimento, humbi jeten pasi u godit në kokë nga fragmente metali teksa tentonte të instalonte rubinetin e birrës në fuçi, që më pas ai dhe të ftuarit të pinin.
Advertisements
Ai kishte porositur instrumentin për festën në shtëpinë e tij të familjes në qytetin Campo Bom, në shtetin brazilian Rio Grande do Sul.
Mbesa e tij tha se kishte një problem me rubinetin e birrës prandaj Gilson, i cili punonte me kopjet e celësave, shkoi ta rregullonte pasditen e 17 shtatorit.
“Xhaxhai im i mori në telefon, dhe ata i tregonin si të bënte derisa të vinin. Nga fuçia nuk po dilte birrë, vetëm shkumë”, tha ajo.
Zëdhënsi i policisë Clovis Nei da Silva tha se cështja po trajtohet si aksident: “Ne po intervistojmë dëshmitarët në skenë në kohën e incidentit. Kemi kërkuar një autopsi për vi ktimën”.
Përveç mbesës, prezentë në festë ishin bashkëshortja, motra dhe djali i vi ktimës.
Gjyshja e tij Angela Maria de Oliveira tha për mediat: “Ai ishte një luftëtar, njeri i punës, një njeri i mrekullueshëm i familjes. Do të na mungojë shumë, me të gjithnjë shtëpia ishte plot”.
Rrjeti vendas G1 tha se kompania Chopp Express që kishte furnizuar me fuçinë e birrës, kishe instruktuar klientin të mos e prekte pajisjen derisa teknikët të vinin në shtëpi për të zgjidhur problemin.
Avokati i kompanisë tha se kur teknikët erdhën në vendngjarje, fuçia kishte shpër thyer dhe vi ktima kishte vd ekur.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!