Ka arritur në shtatë numri i vi ktimave të një shpërthimi të rëndë të gazit, dje në lindje të Moskës. Skuadrat e shpëtimit thanë se dy trupa të tjerë ishin gjetur sot në ndërtesën e gjy mtuar nga shpër thimi në qytezën e Noginsk.
Advertisements
“Dy trupa të tjerë u gjetën sot nën rrënojat e pjesës së shembur të ndërtesës. Ato nuk janë hequr ende. Në total shtatë njerëz janë vrarë,” thanë burimet e grupeve të shpëtimit, që shtonin se 15 njerëz janë pl agosur dhe se kërkimet vazhdojnë.
Shpërthimi vrasës i gazit ndodhi mëngjesin e djeshëm, dhe shkatërroi totalisht tetë apartamente e dëmtoi një total prej 30. Shpë rthimi nuk u shoqërua me zjarr. Zyrtarët thonë se epiqendra e shpër thimit ka qenë një rrjedhje e mundshme gazi, në apartamentin e një familjeje të madhe në katin e tretë.
Advertisements
Autoritetet po hetojnë për shkelje të mundshme të standardeve të sigurisë në ndërtesë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!