Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Sarandë, pas një sherri me disa persona të tjerë.
Advertisements
Burime bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi Aurel Shino, punonjës parkimi në një kompleks turistik. I riu është paraqitur në spital me plagë në anën e majtë të brinjëve. Sipas raportimeve konflikti ka ndodhur në rrugën “Turizëm-Kanali i Çukës”.
20-vjeçari Shino ka tentuar të shkojë me mjetin e punës për në spital, por nga plagët e marra, nuk ka mundur të drejtojë mjetin dhe është ndalur në rrugë. Një makinë e rastit e ka marrë të riun e plagosur dhe e ka transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Advertisements
Ndërkohë, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i Plotë i Policisë:
Sarandë/Plagosi me mjet të mprehtë një 20-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:30, se në rrugën Butrinti, Sarandë, ishte goditur me mjet të mprehtë shtetasi Aurel SHino, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit O. L, 23 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë A. SH., 20 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!