Jeta e 21-vjeçarit me origjinë shqiptare u shua tragjikisht mbrëmjen e djeshme në Cerreto Guidi të Italisë, pasi humbi kontrollin e makinës me të cilën po udhëtonte dhe u pëprlas me një pemë.
Advertisements
Ikja e parakohshme e të riut, Devinson Bregu, ka lënë një plagë të pashërueshme për nënën e tij Albina të cilën la pas, si edhe për vëllain e tij Louis. Prej shumë vitesh ata jetonin në Empoli, aty ku i Devinson u shkollua dhe luante në një ekip, Pontre a Elsa.
Shokët e ekipit, të hidhëruar i kanë kushtuar atij fjalë zemre “Ne e kujtojmë atë si një njeri gjithmonë i sjellshëm me të gjithë. Në i dërgojmë një puthje vëllait të tij Louis dhe një përqafim nga të gjithë ne”.
Advertisements
Siç shihet edhe nga fotot e siguruara, makina tip “Smart” të cilën drejtonte i riu është palosur pas pëprlasjes me pemën, duke bërë kështu që 21-vjeçari të humbte jetën menjëherë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!