Kreshnik Cani është denoncuar në Policinë e Beratit për shfrytëzim prostitucioni. Denoncimi është bërë nga prindërit e Sonila Canit, vajzës 21-vjeçare që u gjet e vde kur në banesën e saj në Torino të Italisë.
Advertisements
Nëna e Sonilës, Sose Nazo, ka thënë në emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus se denoncimin e bënë ajo dhe bashkëshorti i saj.
Ky kallëzim ndaj Kreshnik Canit erdhi pas deklaratave që vetë ish-bashkëshorti i Sonilës kishte bërë në emisionin Uniko para disa muajsh, kur tha se “ata kërkonin lekun e thjeshtë”, duke treguar se Sonila pros tituonte në rrugët e Torinos.
Advertisements
Denoncimi ndaj tij është bërë pikërisht për këtë akuzë, për shfrytëzim pro stitucioni.
Sose Nazo: I jemi drejtuar Policisë së Beratit, kemi bërë denoncimin e vr asjes së vajzës për Kreshnik Canin që ma ka shfrytëzuar gocën. Dua një drejtësi dhe të dali e drejta e Sonilës.
Spartak Koka: Pra ju e keni denoncuar për pjesën e shfrytëzimit të pro stitucionit?
Sose Nazo: Po. E kemi denoncuar në Berat. Ne kemi kërkuar që të zbardhet e drejta e çupës, që çupa nuk e bënte një gjë të tillë që të dilte në rrugë. Kush e shfrytëzoi, kush e detyroi?
Spartak Koka: Pra ju mendoni që e kanë detyruar?
Sose Nazo: Po. Është e vërtetë që e kanë detyruar se asnjë nënë nuk e bën që të dalë në rrugë dhe të bënte atë punë. Sidomos që ajo ishte familjare dhe më një djalë të vogël të m itur.
Kujtojmë se aktualisht Kreshnik Cani ndodhet në Shqipëri. Pas Italisë ai u largua drejt Islandës ku kërkoi azil, por autoritetet islandeze ia refuzuan dhe e dë buan në Shqipëri.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!