E fundit/ Greqia njeh Kosovën? Diplomati grek jep lajmin e madh për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës

Ish -ambasadori grek në Shtetet e Bashkuara Alexandros Malias ka dhënë sinjale të mira për njohjen e Kosovës nga Greqia. Në një intervistë për median greke “Kathimerini”, Malias tha se intensifikimi i marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Athinës dhe rruga e ndjekur nga ministri i jashtëm Nikos Dendias mund të sjellë shumë shpejt mund të përfundojë përfundimisht me njohjen e Kosovës.

Advertisements

“Ministri i Jashtëm Dendias ka nisur një dialog të nivelit të lartë midis Greqisë dhe Kosovës. Në fund të “rrugës”, ka të ngjarë të bëhet njohja,”-u shpreh ai. Ndërsa gjithashtu shtoi se një zhvillim i tillë do ta afronte Greqinë me faktorin shqiptar dhe se do të “trondiste” pozicionin e Turqisë.

Dendias vetë ka vizituar Kosovën në qershor të këtij viti, ku gjatë takimeve me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti shprehu mbështetjen e Prishtinës zyrtare në rrugëtimin evropian. Megjithatë deri më tani ka mohuar të gjithë zërat për njohje të Kosovës.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit/ Tensione të larta në veri të Kosovës, serbët pròvòkòjnë me këngë nacionaliste (VIDEO)
Artikulli tjetërGazetari i ‘çjerr maskën’ konkurrentes së Për’puthen: Ka një lidhje dashurie, ka hyrë në program vetëm për…