E FUNDIT/ E rëndë, dy të vdekur në Tiranë

Dy persona kanë humbur jetën në Tiranë gjatë ditës së sotme.

Advertisements

Policia e kryeqytetit njofton se një i ri ka rënë aksidentalisht nga hoteli në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkaq, një e moshuar ka humbur jetën në ‘Ali Dem’ pasi ka rënë nga shkallët e pallatit.

Advertisements

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Në rrugën ‘Ali Demi’, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe.

Në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Tragjedi në Tiranë, i riu bie nga lartësia e hotelit dhe humb jetën
Artikulli tjetërMe shpejtësi dhe ‘tapë’ në timon/ Rrugorja ndëshkon ‘pilotët’ shqiptar, pezullohen 46 leje drejtimi dhe arrestohen 8 drejtues mjetesh (VIDEO)