Dy muaj më parë, moderatorja e “Open” në Top Channel, Eni Vasili, u bë nënë për herë të parë e dy vajzave binjake. Ajo solli në jetë Sofi-në dhe Nikol, por kjo nuk e ka penguar moderatoren të rikthehet në ekran.
Advertisements
Mbrëmë, Eni Vasili u rikthye me “Open”‘ ku dhe nisi sezoni i ri televiziv për shumë programe politike. Me transmetimin e mbrëmshëm, të shumtë kanë qenë ata persona që e kanë uruar moderatoren – sidomos zonjat dhe zonjushat.
“Sa e fortë je, me dy fëmijë dhe ju riktheve punës,”- i kanë shkruar ndjekësit. Teksa Eni iu është përgjigjur duke thënë:
Advertisements
“Fëmijët janë bekim, jo pengesë. Frymëzimi dhe forca, vjen prej tyre. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!