Bashkia e Tiranës rikthen më 22 shtator nismën “Dita pa Makina” ku shumë rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara ndërsa lëvizja mund të bëhet nëpërmjet biçikletave.
Advertisements
Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Policinë Bashkiake ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në date 22 shtator nga ora 08:00 deri në orën 14:00, në disa prej rrugëve të kryeqytetit.
Pas vendimit për të bllokuar disa nga rrugët kryesore, pritet që ditën e nesërme të jetë tra fiku i rënduar.
Advertisements
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do bëhet si më poshtë:
•Rruga “Luigj Gurakuqi”, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Xhorxh Bush” deri në sheshin “Avni Rustemi”.
•Rruga “Kostandin Kristoforidhi” deri në kryqëzimin me rrugën “Luigj Gurakuqi”
2.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në segmentet rrugore sipas pikës 1.
3.Qarkullimi i mjeteve të tjera do të vazhdojë në segmentet e mëposhtme:
•Rruga “Xhorxh Bush” – Rruga -Barikadave”
•Rruga “Hoxha Tahsim”,- “Rruga “Tefta Tasho Koço”
4.Qarkullimi i mjeteve të transportit publik linja -Porcelan – Qendër- do të devijojë në sheshin “Avni Rustemi” dhe do të stacionohet pranë tij.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!