Tragjedia në Tetovë/ Dalin pamje nga spitali i shkrumbuar, viktimat ende nuk janë identifikuar! Pritet t’i bëhen analizat e ADN

Grupi i xhirimit të “News 24” është zhvendosur këtë të enjte për në Tetovë, aty, ku mbrëmjen e kaluar u përfshi nga flakët spitali COVID i qytetit, ku të vd ekur mbetën 14 persona dhe fatmirësisht, mundën të shpëtoheshin 12 të tjerë.

Advertisements

Në një lidhje live për “News 24”, gazetarja Lorena Kodra, tha se godina e spitalit është e shkrumbuar totalisht, ndërsa përreth saj është vendosur perimetri i sigurisë nëpërmjet shiritave. Gazetarja tregoi se 14 vi kti mat ende nuk janë identifikuar, e pritet që t’i nënshtrohen analizave të ADN për të përshpejtuar këtë proces.

Gjithashtu sipas gazetares, në spital, veç të sëmurëve ka pasur dhe familjarë që i shoqëronin. Nga të dhënat e deritanishme, mes vi ktimave nuk ka asnjë mjek. Personat që arritën të shpëtoheshin, janë dërguar për në Spitalin e Shkupit për trajtim të mëtejshëm, kurse thuhet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Burime për gazetaren Kodra bënë të ditur se në mesin e vi ktimave më i riu është një 25-vjeçar, megjithatë, kjo e dhënë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga autoritetet.

Advertisements

“Jemi zhvendosur në Maqedoninë e Veriut në Tetovë ku mbetën të vdekur 14 pacientë. Tetova ka shpallur tre ditë zie dhe komuna do të japë ndihmë për familjet e prekura. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka qenë e menjëhershme, por ajo çka kanë thënë punonjësit, për 5 minuta gjithçka ka qenë në flakë. Punonjësit kanë bërë të pamundurën për izolimin e flakëve, por nxjerrja e trupave ka qenë e vështirë.

12 persona janë nxjerrë të gjallë dhe janë dërguar në Spitalin e Shkupit për trajtim të mëtejshëm. Sipas njoftimit të prokurorisë disa nga viktimat duhet të kenë nevojë për analizat e ADN për identifikimin e tyre. Nuk ka personel mjekësor në mesin e tyre. Aty po merrnin trajtim 20 persona, por mes tyre ka pasur dhe familjarë që shoqëronin të sëmurët. Po punohet për të identifikuar trupat e dj egur. Në ambientet e jashtme ka qenë dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev. Po kryhet punë intensive nga autoritetet për të identifikuar vik timat.

Zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit apo shpërt himi i oksigjenit. Burime bëjnë me dije se në mesin e vi ktimave ka qenë dhe një 25-vjeçar, por kjo mbetet ende për t’u konfirmuar”, tha gazetarja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTë dehur e me shpejtësi skëterrë në rrugët e vendit, Policia ndëshkon shoferët e pabindur (VIDEO)
Artikulli tjetërI riu humbi jetën nga flakët në Tetovë, rrëfehet në pikëllim i ati: La fëmijët jetimë (VIDEO)