Demokratët grisin fletët e votimit, Rama i mbledh dhe i fut në qese, irritohet deputeti i PD (Foto)

Kryeministri Edi Rama ka marrë vëmendjen nga skenari i opozitës për të grisur fletat e votimit për kryetarin e Kuvendit. Në momentin e votimit, Rama është ulur në tokë duke mbledhur fletët e grisura duke i futur në një qese.

Advertisements

Më pas Rama u drejtua për në dhomën e fshehtë dhe pasi votoi, mori me veten qesen me fletët e grisura të votimit në ulësen e tij në Kuvend.

Advertisements

Kjo situatë është shoqëruar me ovacione nga socialistët, ndërsa demokratët me mikrofonin e fikur kanë kërkuar llogari nga drejtuesit e seancës së votimit.

“Materialet zgjedhore nuk ka të drejtë t’i prekë askush”, është shprehur Belind Këlliçi. Pas protestës së tij, Rama është ngritur nga vendi i tij, duke i dorëzuar Këlliçin qesen me fletët e grisura.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk është më sekret, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha të ndarë në Parlament! Kryemadhi bën veprimin që nuk pritej (foto)
Artikulli tjetërMbyllet votimi! Me 79 vota pro, ja kush zgjidhet në krye të Kuvendit të Shqipërisë