Ambientalisti Sazan Guri doli hapur mbrëmjen e sotme kundër vaksinës anti-COVID. Guri deklaroi në emisionin “Bardh a Zi” në ABC se ai do të nxjerrë shotgun-in në rast se vijnë për të vaksinuar fëmijët dhe nipërit e tij.
Advertisements
Ai u shpreh se që prej fillimit të pandemisë, nuk ka mbajtur kurrë maskë si dhe nuk ka kryer tampon apo test serologjik duke theksuar se i beson imunitetit natyral.
“Unë do nxjerr shotgun nëse vijnë të vaksinojnë fëmijët dhe nipërit e mi. Po të vete te mjeku dhe të më thotë je me COVID, kurrë nuk bëj tampon.
Advertisements
Maskë jo, Serologjik jo. S’më ka gjetur asgjë. Nuk e bëj tamponin se futen nanogrimcat. Bota ka thënë që vaksina më e mirë është ajo natyrale”, u shpreh ai. m.v/abcnews.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!