Dafina Zeqiri shuan kuriozitetin e fansave, ja si dukej ajo vite para famës (foto)

Është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare dhe për rrjedhojë merr vëmendjen me çdo publikim të saj. Dafina Zeqiri është komentuar shpeshherë jo vetëm për jetën profesionale por dhe për atë personale. Autorja e hitit “Pa ty” është një ndër vajzat më tërheqëse por si ka qenë këngëtarja shumë kohë më parë?

Advertisements

Dafi ka ndarë disa imazhe nga shkolla fillore, kohë para se të bëhej një nga divat e muzikës. Dafina duket se ka ruajtur të njëjtën hijeshi që kur ka qenë e vogël. Aktualisht, ylli i ekranit shqiptar po shijon suksesin e albumit të saj më të ri, Dafinë Moj.

Advertisements

Ajo është mjaft e pëlqyer dhe në Suedi, vendi ku ka kaluar një pjesë të mirë të jetës së saj. Këngëtarja u nominua nga qeveria për Çmimin e Eksportit të Muzikës, lajm të cilin e konfirmoi ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ ‘Plas’ sherri në Tropojë, dy vëllezërit rrahin me sende të forta një person dhe e…
Artikulli tjetërFlorian Marku kampion bote! Momenti ku babai feston fitoren e tij (VIDEO)