Covid-19 në Shqipëri/ Gjergji Koja: Vaksina luan një rol vendimtar në shpëtimin e jetës, nuk ka pasoja por…

Doktor i shkencave mjekësore Gjergji Koja në një lidhje Skype për Fax News tha se masat anti-Covid e ndërmarra nga qeveria janë mëse të drejta pasi shtimi i rasteve lidhet drejtpërdrejt me mosvaksinimin total të popullsisë në vend.

Advertisements

Koja theksoi se edhe të vaksinuarit rrezikohen nga Covid-19 megjithëse vaksina krijon më shumë antitrupa dhe luan një rol vendimtar në shpëtimin e jetës. Lidhur me vaksinimin e detyruar Koja u shpreh se 3 grupet e përzgjedhura janë ato më pak të vaksinuarat dhe se vendi ynë po vepron ashtu si cdo vend tjetër për pandeminë.

“Edhe ai që është i vaksinuar preket nga virusi, specialistët kanë folur qartë. Sa i përket Imunitetit natyral dhe atij të vaksinës ka një debat të madh por koha është elementi më i rëndësishëm pasi nëse njerëzit vaksinohen në kohë dhe marrin të dy dozat, mbrojtja do të jetë shumë herë më e lartë.

Advertisements

Vaksina luan një rol vendimtar në shpëtimin e jetës, personat që marrin një dozë padyshim kanë antritrupa më shumë se një i pavaksinuar. Masat që janë marrë lidhur me një vaksinim të detyrueshëm të 3 grupeve janë mëse të drejta dhe ideja se ato në vetvete fshehin potencial ndëshkimi është krejtësisht e gabuar.

Pikërisht sepse janë grupet me vulnerabël, më pak të vaksinuar dhe me shumë gjasa për tu infektuar. Nuk i kemi shpikur ne këto masa, por duhet kuptuar se askush nuk ka të drejtë të infektojë tjetrin. Jemi në muajin e hapur të vaksinimit, për dëmet që sjell vaksina që diskutohen janë idiotësira, panik i kotë.

Për të luftuar pandeminë, jemi shumë më të mbrojtur nga infektimi nëse përdorim maskat, shqiptarët duhet të kthjellohen , nëpër ambientë të mbyllura t’i vendosin. Të respektojmë distancën, kulturë higjienike në momentin që teshtijnë, mos t’i pështyjnë tjetrit në fytyrë, mund të duken elemente ordinere dhe pa vlerë por në fakt kanë shumë rëndësi.

Shqipëria ka marrë masa inteligjente, të targetuara, nuk pati më karantinim total ndërkohë vendet e botës patën shumë masa shtrënguese të cilat kanë lënë plagë në shëndetin mendor.

Shtimi rasteve na tregon se duhet që të jemi më të vëmendshëm, do të ulen rastet, hospitalizimet me marrjen e masave, vdekjeve apo intubimeve, edhe vendosja e tamponit në kufi është shumë e rëndësishme për të filtruar personat që hyjnë e dalin në vend. Delta është 40% më i transmetueshëm se variantet e tjera të Covid”- u shpreh Koja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Shérr me thíkà mes të rinjve në Tiranë, mbetet i plàgòsùr një person
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Rritje e frikshme e rasteve me Covid në Shqipëri, ja sa humbje jete u regjistruan në 24 orë