Një tjetër infermiere 31-vjeçare ka humbur jetën në Kosovë si pasojë e infektimit nga COVID-19. Lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të Doruntina Thaçi-Morina nga Drenasi e ka dhënë Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një telegrami ngushëllimi.
Advertisements
Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve:
Telegram ngushëllimi
Advertisements
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të infermieres Doruntina Thaqi-Morina, nga Drenasi e cila vdiq në moshën 31 vjeçare.
Vdekja e parakohshme e Doruntina Thaqi – Morina ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë, andaj ajo do të kujtohet si një person me vyrtyte të larta njerëzore.
Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!