Hapet çanta e dyshimtë tek “rruga e Berishës”, çfarë u gjend brenda saj

Ka rezultuar alarm fals për bombë në Tiranë pranë “rrugës së Berishës”. Kanë qenë forcat xhenier që kanë ndërhyrë menjëher pas njoftimit nga policia. Pas hapjes së kontrolluar të çantës, ka rezultuar se në të kishte disa rroba të bardha dhe sende të tjera personale.

Advertisements

Ende nuk dihet se kush e ka braktisur çantën në këtë zonë të populluar të Tiranës.

Kanë qenë qytetarët që kanë pikasur çantën e braktisur ndërsa më pas policia ka rrethuar zonën duke krijuar një perimetër sigurie dhe duke mbajtur qytetarët larg deri në ardhjen e xhenierëve të cilët hapen çantën, tek rrugica që njihet si “rrugica e Berishës” pasi në këtë zonë është edhe pallati ku jeton ish-kryeministri Sali Berisha./abcnews.al/

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDo udhëtoni drejt Gjermanisë? Aeroporti “Nënë Tereza” jep njoftimin e rëndësishëm
Artikulli tjetërI shtrirë dhe gjakosur në kokë, arrestohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini, ndaluan fjalimin e…