Albana Osmani po shijon pushimet verore, nga të cilat ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram.
Advertisements
Ditën e djeshme, moderatorja ndau me ndjekësit e saj disa selfie, në të cilat shfaqej me një kapele në kokë dhe me bikini.
Krahas tyre, Albana shkroi “Pyetje: Pse jam akoma beqare?”, duke i nxitur ndjekësit të bënin komente nga më të ndryshmet.
Mes komenteve të shumta, ai që ra në sy, ishte komenti i Robert Berishës.
Advertisements
“Nga sot nuk je”, i shkroi Roberti shkrimtares, e cila iu përgjigj me disa emoji duke qeshur me lot.
Disa ndjekës e kanë konsideruar shaka këtë koment të moderatorit, port ë tjerë kanë nisur të aludojnë se dyshja mund të ketë nisur një lidhje.
Pak ditë më parë, Nora Istrefi reagoi për herë të parë në lidhje me raportin që ka me ish-bashkëshortin e saj.
Në një postim në Instastory, Istrefi shkroi:
“Nuk e di sa është e rrugës të sqarohem për herën e 100-të, por në fakt më shumë më shqetëson mendësia sesa shkrimet për raportet tona me Robertin.
E kam thënë, do ta them dhe do vazhdoj të mbroj kauzën që pas çdo ndarjeje, kur fëmijët janë në mes, lumturia e tyre është primare (hiq anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet)…
Unë do vazhdoj të kaloj kohë me babin e Renees përderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona personale s’ka ndryshu asgjë përveç një miqësie korrekte…
Nuk e di a ju lumturon ky sqarim, por do doja më shumë të ishte vetëdijësues”.
E gjitha nisi kur dyshja u pa në aeroportin e Prishtinës së bashku me vajzën, Renee dhe me nënën e Norës. Më pas Robert Berisha tha gjatë një interviste:
“Ne nuk jemi ndarë asnjëherë.
Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!