Çfarë është ‘Mu’ dhe çfarë dimë për të? Varianti më i ri i Covid nën mbikëqyrjen e OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se po monitoron një variant të ri të koronavirusit të njohur si varianti “Mu”, i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi.

Advertisements

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se po monitoron një variant të ri të koronavirusit të njohur si varianti “Mu”, i cili u identifikua për herë të parë në Kolumbi.

Advertisements

Ky variant është klasifikuar si një “variant me interes”, pasi mutacionet e këtij virusi mund ta bëjnë atë imunë ndaj vaksinave, por duke shtuar se duhen më shumë studime për ta kuptuar më mirë.

Por teksa mundësitë për mbizotërimin e Mu në botë mbetet i ulët, ky variant po fiton terren në Amerikën e Jugut, tha OBSH.

Në përgjithësi ekziston një frikë mbi shfaqjen e mutacioneve të ndryshme në prag të një vale të re të virusit, nxitur nga varianti Delta i cili njihet për veçorinë e tij si më ngjitës se format e mëparshme.

OBSH tha se duhet më shumë studime për të ditur më shumë për këtë variant, por sipas zyrtarëve shëndetësor ai ka mutacione që tregojnë për një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.

Të gjitha viruset, përfshi dhe SARS-CoV-2 i cili shkakton COVID-19, pësojnë mutacione me kalimin e kohës.

Disa mutacione mund të kenë ndikim edhe në vetitë e virusit, si për shembull në mënyrën sesa shpejt përhapet, sjelljen e formave më të rëndë të sëmundjes, rezistenca ndaj vaksinave, barnave dhe masave të tjera parandaluese.

Deri më tani, OBSH ka përcaktuar 4 “variante shqetësuese”, si Alpha (e pranishme në 193 shtete) dhe Delta (e pranishme në 170 shtete). Pesë variante, përfshi dhe Mu, janë nën mbikëqyrje.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama prezanton kabinetin e ri qeveritar, ja surprizat e mëdha
Artikulli tjetërKëto janë kandidatët për anëtarë Kryesie në PS, publikohen të gjithë emrat