Çantën plot me euro të padeklaruara, 57-vjeçari në Kapshticë shoqërohet nga policia! Ja sa para kishte me vete

Policia Kufitare në Kapshticë ka sekuestruar 17.380 euro të padeklaruara. Paratë i përkisnin shtetasit me iniciale O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin, i cili nuk e kishte deklaruar shumën e parave që kishte në çantën e dorës.

Advertisements

Policia sqaron se ndaj 57-vjeçarit tashmë ka nisur procedimi penal.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Kapshticë

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Procedohet penalisht një shtetas.

Sekuestrohen 17.380 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll shtetasin O. M., në çantën personale së të cilit, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.380 euro, sasi të cilën nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj shtetasit O. M., 57 vjeç, banues në Bishqem, Peqin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kr iminale”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPolicia i mbyll lokalin deputetes shqiptare, nuk i respektoi masat anti-Covid!
Artikulli tjetërViti i ri akademik/ Dr.Arjan Xhelaj: 80% e maturantëve mund të regjistrohen në programet e studimit, ndërsa afganët…