Një pronar shtëpie është tronditur nga ajo që ka gjetur të fshehur në murin e banesës së tij të re. Ai ka zbuluar një shënim brenda një kukulle lecke që që ndodhej në murin e pronës së tij të re.
Advertisements
Sipas Daily Mail, Jonathan Lewis kishte marrë çelësat e shtëpisë së tij të re në Walton Surrey, kur vendosi të kontrollonte hapësirën nën shkallë.
32-vjeçari theu murin me çekiç dhe zbuloi një kukull që përmbante një mesazh.
Advertisements
“I dashur lexues/pronar i shtëpisë, faleminderit që më lirove. Emri im është Emily. Pronarët e mi origjinalë jetuan në këtë shtëpi në vitin 1961. Nuk u pëlqeja dhe duhej të shkonin. E tëra që bënë ishte këndimi dhe ishin të gëzuar. Goditja me thi kë qe zgjedhja ime e vd ekjes për ta. Shpresoj të fle mirë“, thuhet në mesazh.
Lewis thotë se miqtë i kanë propozuar ta hedh shtëpinë në shitje dhe të largohet, por që ai e ka marrë me sportivitet dhe e konsideron thjesht një shaka.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!