Ish-kryeminstri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim lidhur me vendimin e DASH për shpalljen non grata nga SHBA.
Advertisements
Berisha thotë se Kim i ka thënë kreut të PD Basha se ish-kryeministri ka dosje, por bën sikur nuk i di.
Ish-kreu i PD thotë se në ato dosje janë raporte me informacione të pasakta që janë marrë nga media dhe qeveria “Rama”
Advertisements
“Ambasadorja ka deklaruar para disa ditësh në radion e Zërit të Amerikës se habitet se si njerëzit bëjnë të paditurin. Zonja ambasadore i ke thënë Lulzim Bashës se Berisha e di që kemi dosje por ai nuk i beson ato dosje. Nga e di që ka dosje. DASH ka deklaruar se sekretari i shtetit ka marrë vendimin bazuar në raporte të organizatave dhe mediave, raporte të qeverisë Edi Rama. Ato janë të tëra shpifje. Edi Rama ka çuar me dhjetëra vendime të qeverisë. Të gjitha i ka kthyer prokuroria e tyre si pa asnjë bazë. Më ka thënë se dorëzove mandatin do të dënojmë fëmijët. Do dënojnë PD-në. Do dënojnë Shqipërinë. Të gjitha t’i marrin mandatin nuk e dorëzoj. Nuk është i imi, është i qytetarëve shqiptarë. Edhe në Tiranë edhe këtu edhe kudo unë do kërkoj falje. Me qindra mijëra prej jush keni mbështetur Bashën prej mbështetjes që i ka dhënë Sali Berisha.Kjo është e vërtetë e pamohueshme. Por ka një të vërtetë. Çdo gjë që keni menduar ju për të, Lul Bashës ia ka thënë pa nxjerrë autorin. I kanë thënë në 2017 zotëri jep dorëheqjen. I kam thënë me këto që ke bërë ti nuk ngrihesh më. Sepse ti bërë kauzë me Edi Ramën dhe nxore Ilir Metën në opozitën. Ne dolëm shtojcë e Edi Ramës. Erdhët këtu te ju. Kam ndjekur mitingun, kam thënë ne do fitojmë zgjedhjet. Në krye të javës i thotë Edi Rama”, tha Berisha. /Opinion.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!