Atmosferë e ndezur edhe për San Marinon, tifozët nuk i ndahen Kombëtares! Ja sa tifozë do të jenë afërsisht sonte në stadium (VIDEO)

Kur ka lojë dhe rezultate, tifozët përgjigjen menjëherë të gatshëm për të ndjekur çdo ndeshje të kombëtares shqiptare. Kjo shihet qartë sot, kur me një rival si San Marino, një nga ekipet më të dobëta në botë, përsëri ka pasur interes për të ndjekur kuqezinjtë në “Elbasan Arena”.

Advertisements

Në sheshin para stadiumit ka patur grumbullime tifozësh si në një ndeshje ndaj ekipeve më të njohura e kore që nuk kanë munguar për të ndezur atmosferën.

Advertisements

Ndërkaq, janë krijuar edhe radhë para impiantit, si për të hyrë në stadiumin ku zhvillohet ndeshja, ashtu edhe për të blerë biletat në minutat e fundit. Kjo, pasi qartësisht ka një interes për këtë brez të ri lojtarësh që po mundohet të ndryshojnë fizionominë e një loje jo shumë bindëse të viteve të fundit që kishte zbehur edhe entuziazmin rreth ekipit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGazetari u nxjerr të palarat deputetëve: Vetëm 39 deputetë janë vaksinuar, 101 të tjerë gënjejnë
Artikulli tjetërZbuloni se çfarë tregon forma e mjekrës për karakterin tuaj