Dashi
Advertisements
Duhet të kenë parasysh dy gjëra: ekonomia e tyre që pavarësisht vështirësive në verë, ky muaj do t’i përshpejtojë gjërat. E dyta, mënyra se si do sillen në zhvillimet profesionale. Mërkuri do të kthehet në datën 27 në të kundërt për të korrigjuar ata që nuk kanë mundur, do të sjellë zhvillim në pjesët e punës. Duhet të jenë të kujdesshëm me mënyrën se si flasin me njerëzit për të mos zbehur statusin e tyre. Problematikat që kanë nga Gushti me ekonominë të mos i ngatërrojnë në familje sepse prish ekuilibrin.
Demi
Advertisements
Ndjesia, shija, humori apo për të bërë më të mirën e muajit Shtator do të vazhdojë. Ta tërheqin pak më gjatë se fundi i gushtit verën duke mos lënë pas takimet me miq dhe ata që i duan. Kjo jo vetëm për ndjesinë apo vështirësinë që kanë për t’u futur në rutinën e përditshme por dhe për të patur ide të mira. Muaj shumë i mirë për të rregulluar apo për të bërë diçka për statusin e tyre social. Një muaj i mirë do të jetë dhe për jetën personale, do të kenë mundës dhe flirte të reja duke korrigjuar gabimet e bëra në verë. Ata që duan të mbajnë dietë, do të favorizohen nga Hëna e re duke nisur nga sot deri me datë 27.
Binjakët
Janë të stresuar dhe të paqartë. Kanë vendimmarrje dhe Mërkuri do të kthehet në një armë të fortë për ta. Përveç kësaj, është mënyra se si duan të fuqizojnë bazat profesionale dhe ekonomike. Zgjerimi ekonomik do të fillojë të jetë më i dukshëm në fundin e muajit pas datës 21. Bashkimi i Hënës me Neptunin do të qartësojë shumë idetë dhe planet e konkretizuara. Ky bashkim do të qartësojë shumë dhe mënyrën se si do të funksionojnë gjërat profesionalisht. Guxim, pak trimëri dhe vetëbesim më të lartë për të pasur një periudhë që do të jetë më e zbukuruar. Të kenë parasysh që të mos nxitohen deri me 26, të vazhdojnë analizat brenda vetes pa i ndarë me të tjerët.
Gaforrja
Pikat e forta mund t’u japin ngjyrën e duhur Shtatorit. Profesioni nuk është në pikën më të mirë të mundshme, por mos harroni se fundi i vitit do të favorizohet nga shumë mundësi që tregojnë potencialin tuaj. Këtë muaj dhe deri në fund të Tetorit është faktori punë, i menaxhimit që do t’ju japë sukses. Vështirësitë nuk janë të mëdha për të marrë shkëlqimin duhet punë.
Luani
Për çfarëdo gjëje që duan të marrin profesionalisht të mendojnë mirë dy herë, të presin pak dhe të veprojnë. Mërkuri në datën 27 duket sikur nuk i favorizon fillimet por në fakt, do të qartësojë pavarësisht ngarkesave emocionale. Nëse duan të marrin rrisqe apo lëvizje të mëdha të presin pas datës 27. Ky Mars i ndihmon për të përmbyllur apo korrigjuar gjëra si në punë, familje apo për të përmbyllur një borxh ose detyrim deri në datën 16.
Virgjeresha
Në pjesën e parë janë të paqartë por nuk mungon vetëbesimi në mënyrën se si do të veprojnë profesionalisht. Mesi i muajit ofron shanse për të ardhurat dhe rrogën. Fundi i muajit, në datën 27 shtohen detyrimet dhe harxhimet. Nëse duan që muaji të rezultojë i tyre, të menaxhohet mirë pjesa ekonomike. Venusi i ndihmon shumë në raportet personale. Iu jep mundësinë që gjërat për vete t’i mbajnë për vete. Nuk është momenti për t’i ndarë.
Peshorja
Do ta gjejnë veten si protagonistë në shumë drejtime që i shqetësojnë në profesion dhe do ta gjejnë veten në qendër të vëmendjes. Kjo situatë duhet shfrytëzuar e para, për vendimet që duan të sqarojnë në profesion, për të vënë pikat mbi i në ambiciet e tyre. Kanë shumë mundësi për të zgjedhur gjënë më të qartë pa përplasje me të tjerët pasi kjo mund të nxisë rivalitet. Jeta personale do të ketë përplasjet e veta por fundi i muajit do të rezultojë me një vendim të rëndësishëm dhe pozitiv.
Akrepi
Kanë një rutinë të mirë për sa i përket miqësisë. Kanë mundësi që të mbyllin çfarë kanë të mbartur që nga data 23 Mars. Pjesa e dokumenteve, shkollës dhe jetës personale do të jetë në pikën më të mirë. Ka një tendencë të vogël për të pasur probleme në jetën personale por dinë ta kontrollojnë komunikimin. Dinë të thonë gjënë e duhur. Për diplomatët, do të rezultojë një periudhë e bukur.
Shigjetari
Adoleshentët dhe të rinjtë që janë kjo shenjë kanë një muaj të mirë për sa i përket çështjeve të ndryshme. Të rinjtë deri në 21 vjeç kanë një periudhë të mirë dhe për çështjet e shpirtit. Më të rriturit duhet të jenë më të kujdesshëm dhe pse problematikat kanë filluar që me Marsin tek Virgjëresha. Kanë grindje në jetën personale por me pak durim do të rezultojnë me fat. Duhet të jenë të kujdesshëm në diskutimet me eprorët, nuk ka vend për përplasje pasi nëse e gjejnë veten duke vrapuar pas një gjëje që besojnë se është e drejtë, rezulton të jetë një flluskë sapuni.
Bricjapi
Organizim, organizim dhe organizim. Ka firot e veta muaji por do të kenë nisje të rëndësishme dhe në profesion. Pak, shumë pak kujdes me fizikun dhe shëndetin në mes të muajit. Pjesa tjetër do të rezultojnë me një rezyme të mirë.
Ujori
Takimet me njerëz të rëndësishëm mund të rezultojnë hallka në hapjen e dyerve në vazhdimësinë e profesionit. Do të bëjnë takime lidhur me zhvillimet profesionale, kanë vonesa të vogla por është një muaj i mirë për sa i përket çështjes së kohës.
Peshqit
Nuk do të mungojë ndjeshmëria, empatia dhe ndjesitë e ekzagjeruara. Rreth datës 21 do të duhet të vënë në punë mençurinë se mund të kenë ide shumë të mira. Të heqin emocione mënjanë dhe të pranojnë realitetin se kanë mundësi për nisje që do të rezultojnë produktive.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!