Ashpërsim të masave shtrënguese? Tomini jep informacion, tregon çfarë pritet në shtator

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomimi e ka cilësuar muajin shtator si vendimtar për sa i përket pandemisë së Covid.

Advertisements

Ajo deklaroi se ka shumë rëndësi procesi i imunizimit, kryerja e dy dozave të vaksinave, ku Shtatori është lënë edhe si një muaj i hapur për t’u vaksinuar.

“Kemi ulje të hospitalizuarve për shkak të imunizimit. Aktualisht kemi 175 pacientë të shtruar në spitale. Transmentueshmëria e Deltës është shumë hera më e madhe se Alfa. Ashpërsimi i masave varet nga situata e pandemisë. Respektimi i masave është shumë i rëndësishëm për t’u zbatuar. Personat me simptoma të rënda janë kryesisht të pa vaksinuar”, theksoi Tomini në Breaking.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak”Vajza doli me bukë dhe pjatë në dorë, i vuri …”, Nëna e Sabrina Bengajt rrëfen ngjarjen (Video)
Artikulli tjetërAnkth, pasiguri dhe probleme, ja parashikimi i Meri Shehut për shenjat e horoskopit sot