Aktori i njohur indian i filmave dhe serialeve indiane Siddharth Shukla ka vd ekur papritur në moshën 40 vjeçare, në dukje nga një atak kardiak.
Advertisements
Një doktor indian tha për rrjetin britanik BBC se shkaqet e vde kjes nuk ishin ende të qarta, por mediat vendase thanë se kishte pësuar një atak kardiak.
Advertisements
“Ai u soll i vd ekur në spital disa kohë më parë”, tha një drejtues i spitalit Cooper Hospital për mediat vendase, duke shtuar: “Raportimet fillestare tregojnë se ka pësuar një atak kardiak, por për të qenë të sigurtë duhet të përfundojmë autopsinë”.
Shukla kishte aktruar në shumë filma e seriale të industrisë indiane televizive të njohur si ‘Bollywood’.
“Lajmi ka tro nditur industrinë televizive”, tha Rohit Khilnani, kreu i grupit televiziv vendas NDTV.
Homazhe të shumta vinin për aktorin nga industria, miqtë e familjarët. Ata shprehnin trishtimin për vdekjen e papritur në moshë kaq të re.
Aktori lë pas nënën e dy motrat./
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!